“Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante”, rrëfimi i Arbër Çepanit për kunatin: Nuk bëmë dot asgjë për Gertin

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për familjen, por jo vetëm. E gjithë shoqëria e tij, kolegët por dhe qytetarët që e njohën si një nga figurat më të pastra politike, sot ishin në lot. Në studion e Top Story këtë mbrëmje ishte kunati i tij, Arbër Çepani, i cili […]

Shtator 19, 2024 - 21:45
 0
“Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante”, rrëfimi i Arbër Çepanit për kunatin: Nuk bëmë dot asgjë për Gertin

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për familjen, por jo vetëm.

E gjithë shoqëria e tij, kolegët por dhe qytetarët që e njohën si një nga figurat më të pastra politike, sot ishin në lot.

Në studion e Top Story këtë mbrëmje ishte kunati i tij, Arbër Çepani, i cili nuk i mban dot lotët që në nisje të kësaj interviste, kur flet për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në mes papritur pas një arresti kardiak…

“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte.

Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gerin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare.

Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai, duke qarë me ngashërim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.