VIDEO/ 64-vjeçarja tajlandez tmerrohet, sulmohet nga pitoni për dy orë, shpëton mrekullisht

Një grua tajlandeze është tmerruar si pasojë e një eksperience të rëndë që iu desh të kalonte. Gruaja 64-vjeçare, ishte duke larë enët

Shtator 20, 2024 - 10:55
 0
VIDEO/ 64-vjeçarja tajlandez tmerrohet, sulmohet nga pitoni për dy orë, shpëton mrekullisht

Një grua tajlandeze është tmerruar si pasojë e një eksperience të rëndë që iu desh të kalonte.

Gruaja 64-vjeçare, ishte duke larë enët në shtëpi në periferi të kryeqytetit tajlandez kur ndjeu disa pickime në këmbë, tha ajo.

“Gjarpri u vërsul përpara dhe më kafshoi,” tha ajo.

Më pas, pitoni u mbështjellë rreth saj, siç dallohet në pamje, derisa ajo ra në tokë. Ajo u përpoq të çlirohej nga gjarpri, por pa dy sukses. Makthi zgjati dy orë, sipas policisë.

Gruaja bërtiti për ndihmë, por askush nuk u përgjigj fillimisht. Më pas, një nga fqinjët e saj dëgjoi thirrjet e saj dhe kërkoi ndihmë nga policia.

“Ne u tronditëm kur pamë se zonja ishte e shtrirë në dysheme me pitonin që mbështillej rreth saj”, tha policia . “Gjarpri ishte vërtet i madh.”

Në pamjet e filmuara nga policia, Arom u pa e ulur në dyshemenë e një dhome të vogël, e bllokuar në “kthetrat” e pitonit, i cili ishte mbështjellë rreth belit të saj./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.