Ursula von der Leyen viziton Kievin, diskutohet ndihma ushtarake dhe financiare në prag të dimrit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der leyen, po zhvillon  një vizië në kryeqytetin Ukrainas, për të diskutuar mbështetjen e Evropës, përgatitjet për

Shtator 20, 2024 - 11:45
 0
Ursula von der Leyen viziton Kievin, diskutohet ndihma ushtarake dhe financiare në prag të dimrit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der leyen, po zhvillon  një vizië në kryeqytetin Ukrainas, për të diskutuar mbështetjen e Evropës, përgatitjet për dimrin, si dhe mbrojtjen dhe përparimin sa i përket kredive të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara.

Vizitën, von der leyen e nisi me homazhe në memorialin e të rënëve në luftë në qendër të Kievit ndërsa do të takohet më vonë me preisdentin e vendit Volodymir zelenski.

Një ditë më herët presidentja e Komisionit njoftoi se 160 milionë euro nga asetet e ngrira ruse do të alokohen për të përmbushur kërkesat urgjente humanitare të Ukrainës gjatë këtij dimri.

Ajo tha gjithashtu se Rusia ka shkatërruar infrastrukturë energjitike të Ukrainës, në sasi të barazvlefshe me atë që furnizon tre shtete baltike.

Vizita e saj e tetë në Ukrainë po zhvillohet teksa forcat ukrainase që nga gushti po kryejnë një ofensivë në rajonin rus të Kurskut, dhe forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.