Kina dhe BE-ja, konsultime për tarifat ndaj automjeteve elektrike

Kina dhe BE-ja zhvilluan konsultime “të gjithanshme, të thella dhe konstruktive” të enjten lidhur me hetimin antisubvencion të BE-së mbi automjetet elektrike kineze, sipas një deklarate të Ministrisë kineze të Tregtisë. Gjatë takimit ndërmjet ministrit kinez të Tregtisë Wang Wentao dhe zv.presidentit ekzekutiv e komisionerit të Tregtisë të Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, të dy palët […]

Shtator 20, 2024 - 12:25
 0
Kina dhe BE-ja, konsultime për tarifat ndaj automjeteve elektrike

Kina dhe BE-ja zhvilluan konsultime “të gjithanshme, të thella dhe konstruktive” të enjten lidhur me hetimin antisubvencion të BE-së mbi automjetet elektrike kineze, sipas një deklarate të Ministrisë kineze të Tregtisë.

Gjatë takimit ndërmjet ministrit kinez të Tregtisë Wang Wentao dhe zv.presidentit ekzekutiv e komisionerit të Tregtisë të Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, të dy palët shprehën qartë vullnetin e tyre politik për t’i zgjidhur dallimet nëpërmjet konsultimeve, thekson deklarata.

Të dy palët ranë dakord të vazhdojnë të çojnë përpara negociatat mbi angazhimet për çmimet dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë nëpërmjet dialogut miqësor e këshillimeve, shtohet në deklaratë .

Industria kineze e automjeteve elektrike propozoi një zgjidhje të angazhimit për çmimet gjatë hetimit dhe e përmirësoi më tej atë bazuar në shqetësimet e BE-së, duke demonstruar elasticitetin dhe sinqeritetin më të madh nga pala kineze.

“Kina ka përgjegjësinë për të mbrojtur kërkesat e përligjura dhe të drejtat e ligjshme të industrive të saj,” vë në dukje deklarata

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.