2025, viti që do sjellë përmbysje të mëdha

Nga Artur Ajazi “E vjetra po shembet, e reja po ngrihet mbi gërrmadha”. Ka 2 dekada e ca, që shqiptarët presin përmbysjen de jure, të klasës së mbrapshtë politike. Shqiptarët kërkojnë dhe insistojnë të ikë, të largohet, dhe të mos kthehet më kurrë celula politike që shkatërroi demokracinë, lirinë e fjalës dhe mendimit, institucionet, duke […]

Shtator 20, 2024 - 13:05
 0
2025, viti që do sjellë përmbysje të mëdha

Nga Artur Ajazi

“E vjetra po shembet, e reja po ngrihet mbi gërrmadha”. Ka 2 dekada e ca, që shqiptarët presin përmbysjen de jure, të klasës së mbrapshtë politike. Shqiptarët kërkojnë dhe insistojnë të ikë, të largohet, dhe të mos kthehet më kurrë celula politike që shkatërroi demokracinë, lirinë e fjalës dhe mendimit, institucionet, duke i kthyer në bunkerë. Në çdo palë zgjedhje, shqiptarët duket sikur “betohen” se “votë atyre kurrë më”. Por sa afrojnë zgjedhjet, sa vjen fushata, joshen (dhe nuk kanë faj) nga premtime boshe, nga presione tallëse, aq sa arrijnë më fanatikët u “hedhin ca vota në kuti”. Mbijetesa e të keqes, deformoi të tashmen dhe tkurru të ardhmen e shqiptarëve, aq sa sot, duhen patjetër vota 1 milionëshe e tyre  si në 2013, për ta larguar përgjithmonë nga politika celulën e ligë. Të punosh kundër çdo iniciative dhe investimi që synon të ardhmen e vendit dhe popullit tënd,të ofendosh dhe shash me libër shtëpie në gjuhë të huaja kundërshtarin politik, me arsyetimin se “po të heton, po të merr pronat e paligjshme, dhe po rikthen atje ku duhet paranë e grabitur”, kjo është poshtërsi. Në politikë, nuk ka vend poshtërsia, pasi është fusha ku lindin kompromiset e mira, dhe bëhen programacione zhvillimi. Por ka ndodhur e kundërta me celulën politike “kanibaliste”, e cila nuk  e ka  fare në “rrefene” interesin bazë të çdo partie, që është progresi, përparimi, zhvillimi. Zgjedhjet e reja po “trokasin” në dyert  e partive politike, dhe duket sikur ka rritur ndjeshëm lëvizjet dhe zhvillimet elektorale. E ndërsa partia qeverisëse, ka nisur të hedhë bazat e një Shqipërie të re, të 2030-tës, partia joqeverisëse, e gjendur në opozitë prej 3 mandatesh të humbura, ka vetëm një problem, “lirimin e liderit, dhe marrjen e ca mandateve për të mos lënë jashtë Parlamentit, celulën bazë të saj”. Kjo pra është me dy fjalë, situata aktuale, e cila lë shumë për të dëshiruar, tek sheh se si një parti politike, e rrënuar dhe e ç’organizuar, edhe në pragfushatën elektorale, sikletoset për “lirimin e liderit nga arresti shtëpiak”, apo edhe për fatin e proceseve gjyqsore të nisura nga SPAK. Viti 2025, dhe  zgjedhjet e Majit, patjetër do të sjellin përmbysjen e madhe në politikën destruktive, në politikën e rrugës, bulevardeve  dhe rrugicave. Këto zgjedhje  të reja, patjetër do të sjellin në rrugën e duhur mentalitetin e demokratëve të mbetur ende të “paindoktrinuar” , duke i ndërgjegjësuar  ata për gjënë e duhur në atë parti. Të humbësh 10 palë zgjedhje,  të fundosesh thellë edhe me zgjedhjet e reja, dhe të shpresosh  dhe besosh akoma  se “celula dhe kreu i saj do të fitojnë ndonjëherë pushtetin”, është marrësi  kolektive. Ndaj besoj se demokratët e “ftilluar”, që kanë mbetur jashtë indoktrinimit  klanor dhe krahinor, do të bëjnë zgjedhjen e duhur për të fituar dhe shpëtuar partinë e tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.