Vuçiç takohet me Harris në Beograd: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në

Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris. “Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë […]

Shtator 20, 2024 - 13:45
 0
Vuçiç takohet me Harris në Beograd: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në

Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris.

“Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe paraqitëm propozime për përmirësimin e raporteve”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Takimi mes Vuçiç dhe Harris u zhvillua në Beograd më 20 shtator, një ditë para 80-vjetorit të “Misionit Halyard”, shpëtimit të pilotëve aleatë nga Serbia e okupuar më 1944.

Një nga temat e bisedimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe Vuçiç i kërkoi Harrisit “mbështetje më të fuqishme nga SHBA-ja” për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimit të të drejtave të tyre.

Ushtria e Serbisë dhe Garda Kombëtare e Ohajos kanë bashkëpunim të kamotshëm përmes Programit për Partneritet Shtetëror të Serbisë dhe shtetit amerikan të Ohajos.

Përveç fushës së mbrojtjes, Serbia dhe SHBA-ja po punojnë që të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Më 18 shtator, Beogradi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë..REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.