Faktorët që shkaktojnë problemet kardiake, mjeku: Kontrolle sa më të shpeshta që në moshë të re

Stili i jetesës, ushqimet e pashëndetshme, obeziteti dhe duhanpirja janë disa nga shkaktarët kryesorë që lidhen me problemet kardiake. Sipas shefit të Kardiokirurgjisë në QSUNT, Altin Veshti këto faktorë mund të kthehen edhe në kërcënim serioz për jetën. Altin Veshti, shef i Kardiokirurgjisë në QSUNT: Në vendet ku ka varfëri dhe ushqimi bazohet më shumë të […]

Shtator 20, 2024 - 13:50
 0
Faktorët që shkaktojnë problemet kardiake, mjeku: Kontrolle sa më të shpeshta që në moshë të re

Stili i jetesës, ushqimet e pashëndetshme, obeziteti dhe duhanpirja janë disa nga shkaktarët kryesorë që lidhen me problemet kardiake. Sipas shefit të Kardiokirurgjisë në QSUNT, Altin Veshti këto faktorë mund të kthehen edhe në kërcënim serioz për jetën.

Altin Veshti, shef i Kardiokirurgjisë në QSUNT: Në vendet ku ka varfëri dhe ushqimi bazohet më shumë të perimet dhe zarzavatet sigurisht që incidenca e infarktit është më e ulet sesa aty ku bazohet tek yndyrnat dhe prodhimet shtazore. Gjeja e parë është obeziteti. Obeziteti duhet zhdukur sepse obezitetin e ka në dorë njeriu. Unë jam gjithmonë i idesë që obeziteti zhduket me një dietë, duke ulur raportin e kalorive dhe duke bërë pak aktivitet fizik. Një pjesë varet edhe nga duhanpirja.

Edhe përdorimi i drogës sipas specialistit mund të shkaktojë arrest kardiak.

Altin Veshti, shef i Kardiokirurgjisë në QSUNT: Përdorimi kokainës është pjesë e atyre ndryshimeve që ndodhin brenda arterieve të zemrës që shkakton mbyllje të arteries dhe infarkt të miokardit.

Shefi i Kardiokirurgjisë Veshti rekomandon që të bëhen kontrolle sa më të shpeshta që në moshë të re.

Altin Veshti, shef i Kardiokirurgjisë në QSUNT: Kontroll mjekësor duhet bërë periodikisht si për ata që luajnë sport si për ata që shkojnë në palestër. Një eko një elektro-kardiogramë dhe një vizitë bëhet tashmë në çdo spital shtetëror nga veriu në jug dhe nuk kushton asnjë gjë që të bësh një vizit që njeriu të dijë ku ndodhet. Të paktën ata që janë duhanpirës të fortë. Çdo njeri që ka pasur një marrje fryme gjatë jetës të gjithëve na ka ndodhur. Duhet të bëjë një vizitë.

Vitet e fundit në Shqipëri problemet kardiake po ndeshen edhe tek grupmoshat e reja dhe sëmundjet e zemrës renditen ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në vend.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.