Moska kërcënon Perëndimin dhe Ukrainën: Do përballeni me pasoja katastrofike nëse Kievi lëviz kundër Bjellorusisë

Rusia paralajmëroi Perëndimin dhe Ukrainën për “pasoja katastrofike” nëse Kievi lëviz kundër aleatit të ngushtë të Rusisë, Bjellorusisë, duke e bërë të qartë se do të ndërhyjë për

Shtator 20, 2024 - 15:40
 0
Moska kërcënon Perëndimin dhe Ukrainën: Do përballeni me pasoja katastrofike nëse Kievi lëviz kundër Bjellorusisë

Rusia paralajmëroi Perëndimin dhe Ukrainën për “pasoja katastrofike” nëse Kievi lëviz kundër aleatit të ngushtë të Rusisë, Bjellorusisë, duke e bërë të qartë se do të ndërhyjë për të mbrojtur një vend në të cilin ka vendosur armë bërthamore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse,  Maria Zakharova u tha gazetarëve se Moska ishte e shqetësuar për atë që ajo e quajti aktivitet gjithnjë e më “provokues” në kufirin me Bjellorusinë, duke vënë në dukje se ajo nuk përjashtoi përpjekjet për të përshkallëzuar luftën në rajon.

Disa ditë pas sulmit të befasishëm ndërkufitar të Ukrainës më 6 gusht në rajonin Kursk të Rusisë, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko , një aleat i presidentit rus Vladimir Putin,tha, pa dhënë detaje, se Kievi mund të jetë duke konsideruar sulmin ndaj Bjellorusisë.

 “Ne marrim parasysh informacionin që kemi marrë për intensifikimin e aktiviteteve të forcave ukrainase në zonën kufitare,” vuri në dukje Zakharova.  “Ne i shohim vetë këto ngjarje dhe jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e vazhdueshme nga pala ukrainase për të përdorur dronë dhe për të dërguar terroristë në republikë”, shtoi ajo.

Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi muajin e kaluar se vendi  nuk ka ndërmarrë dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim armiqësor kundër popullit bjellorus./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.