Akuzohen për grup i strukturuar kriminal në trafikimin e drogës, dënohen me nga 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit dhe dy të tjerët

Ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul Deda, u shpall fajtor për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi Dedën me 12 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i […]

Shtator 20, 2024 - 16:30
 0
Akuzohen për grup i strukturuar kriminal në trafikimin e drogës, dënohen me nga 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit dhe dy të tjerët

Ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul Deda, u shpall fajtor për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi Dedën me 12 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënohet me 8 vite heqje lirie, që do t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
Me 8 vite burg u dënuan dhe Hamid Seferi e Leonidha Sejdiaj, dënim që po ashtu do ta kryejnë në një burg të sigurisë së lartë.

Ata u arrestuan nën akuzën për trafik droge nga Shqipëria në Itali, kur në pranga ranë dhe dhjetëra persona të tjerë, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.