Kërkesa në rritje për ndërtime, eksperti: Tregu imobiliar në ngërç nga mungesa e rivlerësimit

Ndërtimi, turizmi dhe tregu imobiliar janë tre sektorët kryesorë që gjendërojnë të ardhura në ekonominë e vendit. Eksperti i tregut imbiliar, Reinaldo Pipiria në një intervistë për Klan News tha se kërkesa për ndërtim vijon të mbetet e lartë, ndërsa rritja e çmimeve është me stabilizuar. Reinaldo Pipiria, drejtori ekzekutiv i “NAREA”: Që ndërtimi ka […]

Shtator 20, 2024 - 16:35
 0
Kërkesa në rritje për ndërtime, eksperti: Tregu imobiliar në ngërç nga mungesa e rivlerësimit

Ndërtimi, turizmi dhe tregu imobiliar janë tre sektorët kryesorë që gjendërojnë të ardhura në ekonominë e vendit. Eksperti i tregut imbiliar, Reinaldo Pipiria në një intervistë për Klan News tha se kërkesa për ndërtim vijon të mbetet e lartë, ndërsa rritja e çmimeve është me stabilizuar.

Reinaldo Pipiria, drejtori ekzekutiv i “NAREA”: Që ndërtimi ka qenë duke performuar këto vite sidomos duke iu përgjigjur dy tipologji të kërkesave, njëra që vjen për të rritur standarted e strehimit dhe e dyta që është krah për krah me sektorin e turizmit. Unë mendoj që çmimet do të vazhdojnë të jenë duke u rritur, por ritmi i rritjes është më i ngadalësuar pasi tregjet arrijnë edhe ekuilibrat e tyre. Ritmet e rritjes janë pozitive, pritshmëritë pozitive, por vetëm rritja e çmimeve nuk është më dyshifror, por njëshifror.

Interesi për të investuar është në periferitë e Tiranës, por edhe në zonat bregdetare, ndërkohë që një vlerë të shtuar kanë sjell edhe projektet e arkitektëve të huaj.

Reinaldo Pipiria, drejtori ekzekutiv i “NAREA”: Sa herë që një studio arkitekturore ndërkombëtare apo një arkitekt ndërkombëtar hyn në një treg siç është Shqipëria patjetër sjell inovacion. E para po sjell ide më të reja më të freskëta dhe e dyta sjell standard në projektim. Pra kudo ku ka investime cilësore Durrës, Vlorë dhe në Sarandë me pas shikon që tek ky treg po ecën, në krahasim me Kroacinë, Malin e Zi e Greqinë jemi shumë më lirë, kështu që të huajt thonë duam që të jemi në Shqipëri, të vendosim flamurin tonë e të investojmë.

Mungesa e një vendimi final nga qeveria për rivlerësimin ka bërë që tregu imobiliar të jetë në një ngërç.

Reinaldo Pipiria, drejtori ekzekutiv i “NAREA”: Të paktën që nga fillimi i 2024 që tregu ka një lloj ngërçi për shkak të mungesës së rivlerësimit. Pra rritja sidomos e çmimit të referencës vitin e kaluar e ka përballur njerëzit që do të duhet ta tregtojnë shtëpinë e tyre me apo pa dashje në çmime më të rritura. Ne besojmë shumë dhe të gjitha statistikat tregojnë që mungesa e rivlerësimit sjell 37 apo 38% mungesë në tatimin e grumbulluar nga shteti.

Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend, për uljen e tatimit të rivlerësimti të pronës në 3%, parashikohet të hyjë në fuqi në fund të Shtatorit 2024 dhe të ketë afat deri Qershor 2025. Por ende ky draft nuk është miratuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.