Vodhi 17 makina brenda 5 ditëve, arrestohet një person në Greqi

Një i arratisur nga burgu është kapur nga policia greke ditën e sotme. Shtetasi grek dyshohet se ka vjedhur 17 makina. Siç shkruajnë

Shtator 20, 2024 - 16:35
 0
Vodhi 17 makina brenda 5 ditëve, arrestohet një person në Greqi

Një i arratisur nga burgu është kapur nga policia greke ditën e sotme.

Shtetasi grek dyshohet se ka vjedhur 17 makina.

Siç shkruajnë mediat greke, i arrestuari nga data 14 shtator deri më 19 shtator, ai ka vjedhur 17 makina, mes tyre një taksi, në tre parkingje të ndryshme në qendër të Athinës.

Arrestimi u bë nga efektivët e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm, në bashkëpunim me departamentin e sigurimit të Exarchia, në zonën e Zografou. Të gjitha makinat e vjedhura janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve në orët në vijim.

Ai ishte arratisur nga burgu rural i Tiryns që nga korriku i kaluar.

Shtatasi grek u arrestua sërish për vjedhje makinash dhe u dënua me 10 vite burg. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.