Chelsea bën gati 51 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës

Edhe pse merkato e verës nuk ka shumë që është mbyllur, Chelsea ka nisur të mendojë për merkaton e dimrit, me “Blutë” që

Shtator 20, 2024 - 18:00
 0
Chelsea bën gati 51 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës

Edhe pse merkato e verës nuk ka shumë që është mbyllur, Chelsea ka nisur të mendojë për merkaton e dimrit, me “Blutë” që e kanë gati emrin e parë në listë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde. 25-vjeçari shihet si një lojtar i rëndësishëm në projektin e katalanasve, por duket se Chelsea ka gati ofertën e parë.

“Blutë” do t’i ofrojnë klubit blaugrana 51 milionë paund, me francezin që shihet si zëvendësuesi i duhur i Reece James në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Barcelona i ka vendosur një klauzolë prej 1 miliardë eurosh 25-vjeçarit, por mediat në Angli raportojnë se pritet të ketë negocime mes palëve. Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në janar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.