Ngjarje e pazakontë/ Shpëton një turist nga mbytja, por gjobitet…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se një roje plazhi profesionist është gjobitur me 1032 euro, pasi i ka shpëtuar jetën një turisti. Ngjarja ndodhi më 3 shtator në plazhin Ca’ Savio, kur 44-vjeçari Saverio Amato shpëtoi nga mbytja në ujë një turist shtatëdhjetëvjeçar. Por ditët e fundit […]

Shtator 20, 2024 - 19:25
 0
Ngjarje e pazakontë/ Shpëton një turist nga mbytja, por gjobitet…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se një roje plazhi profesionist është gjobitur me 1032 euro, pasi i ka shpëtuar jetën një turisti.

Ngjarja ndodhi më 3 shtator në plazhin Ca’ Savio, kur 44-vjeçari Saverio Amato shpëtoi nga mbytja në ujë një turist shtatëdhjetëvjeçar. Por ditët e fundit atij i është dorëzuar një kallëzim me gjobë prej 1032 eurosh me arsyen e mos komunikimit të menjëhershëm me zyrën detare, duke mospërmbushur detyrat institucionale të Zyrës së Portit, shkruan A2.

“Shpëtimtari nuk lajmëroi menjëherë Autoritetin Portual, siç e kërkon protokolli, duke penguar përmbushjen e detyrave të tij institucionale”.

Amato i njohur në lajmet lokale për shpëtime të ngjashme ka njoftuar se do të apelojë gjobitjen.

Ngjarja ngjalli habi në opinionin publik, i cili u solidarizua menjëherë me shpëtimtarin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.