Simbolizon ndërtesën kryesore të shtetit/ Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës, ja si do të duket

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka miratuar logon e re të Kuvendit. Në njoftim thuhet se sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, […]

Shtator 20, 2024 - 20:55
 0
Simbolizon ndërtesën kryesore të shtetit/ Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës, ja si do të duket

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka miratuar logon e re të Kuvendit.

Në njoftim thuhet se sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi.

Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës, ja si do të duket

“Simboli i shtëpisë në logon e Kuvendit simbolizon ndërtesën kryesore të shtetit, Kuvendin, si institucioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i Republikës së Kosovës. Pjesa e poshtme e logos simbolizon rreshtat e ulëseve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa vija e mesme në pjesën e sipërme të simbolit paraqet ulësen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Vijat anash, po ashtu në pjesën e sipërme, simbolizojnë ulëset e anëtarëve të qeverisë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se me bashkimin e të gjitha pjesëve, simboli pasqyron në mes hartën e Republikës së Kosovës, që, së bashku me yjet, simbolizon flamurin e Kosovës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.