“Duan të më vrasim mua dhe Vuçiçin”, Dodik zbulon detaje nga plani: U përgatit nga…

Shërbimet e inteligjencës së Bosnje dhe Hercegovinës kanë planifikuar eliminimin fizik të kreut të Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Akuza erdhi nga vetë Dodik në një prononcim për mediat në Sarajevë. Dodik tha se shërbimet e inteligjencës së Bosnjës dhe ish-drejtori i agjencisë Osman Mehmedagiç kishin përgatitur një plan operativ […]

Shtator 20, 2024 - 21:05
 0
“Duan të më vrasim mua dhe Vuçiçin”, Dodik zbulon detaje nga plani: U përgatit nga…

Shërbimet e inteligjencës së Bosnje dhe Hercegovinës kanë planifikuar eliminimin fizik të kreut të Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Akuza erdhi nga vetë Dodik në një prononcim për mediat në Sarajevë.

Dodik tha se shërbimet e inteligjencës së Bosnjës dhe ish-drejtori i agjencisë Osman Mehmedagiç kishin përgatitur një plan operativ për likuidimin e tij dhe Vuçiç dhe po ashtu personave të tjerë që ndërhyjnë tek interesat boshnjake.

Edhe Sanja Vuliç, kryetare e klubit të deputetëve të SNSD-së në Dhomën e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës, tha në fillim të vitit se kishte “informacion të caktuara” nga ambasada amerikane se vrasja e Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po planifikohej.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.