Presidencialet në SHBA/ Trump “strategji” për të përfituar votat e hebrenjve: Nëse nuk fitoj unë, Izraeli asgjesohet

Kandidati republikan për president, Donald Trump kritikoi hebrenjtë amerikanë që nuk votuan për të gjatë një fjalimi kundër antisemitizmit të tij të enjten në Uashington. Trump deklaroi se nëse ai nuk zgjidhet president, Izraeli do të “fshihet nga Toka”. “Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje, populli hebre do të jetë shumë përgjegjës për rezultatin. Me […]

Shtator 20, 2024 - 21:55
 0
Presidencialet në SHBA/ Trump “strategji” për të përfituar votat e hebrenjve: Nëse nuk fitoj unë, Izraeli asgjesohet

Kandidati republikan për president, Donald Trump kritikoi hebrenjtë amerikanë që nuk votuan për të gjatë një fjalimi kundër antisemitizmit të tij të enjten në Uashington.

Trump deklaroi se nëse ai nuk zgjidhet president, Izraeli do të “fshihet nga Toka”.

“Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje, populli hebre do të jetë shumë përgjegjës për rezultatin. Me gjithçka që kam bërë për Izraelin, kam marrë vetëm 24 për qind të votave të hebrenjve. Duhet të mendoni me kujdes për kë do të votoni, sepse do të përballeni me një luftë të pafundme, të përgjakshme për të eliminuar shtetin hebre dhe për të dëbuar hebrenjtë nga Toka e Shenjtë”, tha Trump.

Ndër të tjera, Trump tha se Izraeli do të përballet me “asgjësimin total” nëse fiton zgjedhjet e nëntorit nënpresidentja Kamala Harris.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.