Vizita në SHBA, Osmani merr pjesë në akademinë ushtarake West Point

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë në një pritje të organizuar në

Shtator 20, 2024 - 22:15
 0
Vizita në SHBA, Osmani merr pjesë në akademinë ushtarake West Point

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë në një pritje të organizuar në West Point.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani është shprehur se është ndjerë e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake Ëest Point.

“Jashtëzakonisht e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point”, shkruan ajo.

Osmani ka udhëtuar të enjten në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Në agjendën e presidentes janë takime me homologët e saj, diskutime të organizuara nga shtetet aleate, si dhe aktivitete të përbashkëta me mërgatën shqiptare në SHBA. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.