Izraeli përshkallëzon sulmet kundër Hezbollahut, i shqetësuar për reagimin e Libanit pas vdekjes së Akilit

Izraeli  po përshkallëzon sulmet e tij kundër Hezbollahut, ndërsa  komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar se cila do të jetë përgjigja e organizatës libaneze pas vrasjes së zyrtarit të lartë

Shtator 21, 2024 - 08:40
 0
Izraeli përshkallëzon sulmet kundër Hezbollahut, i shqetësuar për reagimin e Libanit pas vdekjes së Akilit

Izraeli  po përshkallëzon sulmet e tij kundër Hezbollahut, ndërsa  komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar se cila do të jetë përgjigja e organizatës libaneze pas vrasjes së zyrtarit të lartë të saj.

Lëvizja shiite libaneze Hezbollah konfirmoi të premten mbrëma se forcat e armatosura të Izraelit kishin vrarë një operativ të lartë, Ibrahim Akil, disa orë pasi shtabi i përgjithshëm izraelit e njoftoi këtë.

Ibrahim Akil, “një nga udhëheqësit tanë të mëdhenj”, u vra “gjatë rrugës për në Jerusalem”, sipas terminologjisë që përdor Hezbollahu kur u referohet viktimave të operacioneve ushtarake izraelite.

Megjithëse grupi militant nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për vrasjen e tij, ai e përshkroi sulmin si një “krim”. Izraeli do të paguajë çmimin, shtoi grupi.

“Nëse Hezbollahu nuk i ndal sulmet e tij, ne do t’i zgjerojmë objektivat tona,” tha një këshilltar i kryeministrit Benjamin Netanyahu për median saudite Al-Arabiya të premten vonë.

“Vijat e kuqe të mëparshme nuk ekzistojnë më”, theksoi ai.

Më herët Izraeli njoftoi se kishte vrarë zyrtarin e larë të Hezbollahut.

Sulmi i IDF-së që synonte Ibrahim Akilin, të cilin ushtria izraelite e përshkroi si “kreu i operacioneve të organizatës terroriste Hezbollah”, gjithashtu vrau 14 persona dhe plagosi 66 të tjerë, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit.

Ata po mblidhen në bodrume, nën ndërtesa banimi

Përveç Akilit, sulmi vrau, sipas ushtrisë izraelite, zyrtarët më të lartë të grupit të operacioneve të Hezbollahut dhe udhëheqjen e forcës Radwan.

Zëdhënësi i IDF,  Daniel Hagari  tha se sulmi vrau gjithashtu 10 komandantë të Hezbollahut, të cilët ai tha se janë përgjegjës për “veprimet kundër Izraelit në baza ditore”.

“Ata u mblodhën nën tokë, nën një ndërtesë banimi, në zemër të Dahiyeh, ndërsa përdornin civilët si mburoja njerëzore. Ata u takuan për të koordinuar aktivitetet terroriste kundër qytetarëve izraelitë”, tha zëdhënësi i IDF në një konferencë për shtyp.

Gjenerali Daniel Hagari tha se të paktën 10 anëtarë të forcës Radwan dhe grupit operacional të Hezbollahut u vranë në sulmin, për të cilin media libaneze tha se ishte kryer nga një avion luftarak izraelit F-35 duke përdorur dy raketa.

Profili i ‘Terroristit Global’

Akil, i njohur gjithashtu si ‘Terroristi Global’, kishte shërbyer në organin më të lartë ushtarak të Hezbollahut, Këshillin e Xhihadit, dhe ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për përfshirje në dy sulme terroriste në vitin 1983, ku u vranë më shumë se 300 njerëz në Ambasadën e SHBA në Bejrut dhe kazermat e Trupave Detare të SHBA.

Akil e filloi karrierën e tij të Hezbollahut në vitet 1980 në Mekanizmin e Xhihadit Islamik, i cili është përgjegjës për sulmet e Hezbollahut jashtë Libanit dhe ishte i përfshirë në shumë sulme të kryera në vende të ndryshme kundër aktorëve dhe civilëve të pafajshëm ndërkombëtarë.

Nga viti 2004 ai shërbeu si kreu i operacioneve të Hezbollahut, si pjesë e të cilit ishte përgjegjës për aktivitetet e Hezbollahut në fushat e sulmeve sabotuese, zjarrit antitank, materialeve shpërthyese, mbrojtjes ajrore dhe aspekteve të tjera ushtarake.

Përveç kësaj, ai shërbeu si komandant i njësisë Radwan, forcës elitare të Hezbollahut, misioni i së cilës ishte të kapte vendbanimet izraelite të Galilesë dhe të vriste ushtarë dhe civilë të pafajshëm.

Vitin e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për informacionin që çon në identifikimin, vendndodhjen, kapjen ose dënimin e tij dhe tha se ai ishte përgjegjës për marrjen e pengjeve amerikanë dhe gjermanë në Liban në vitet 1980./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.