Vranësira dhe reshje shiu në mesditë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievt malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpasherëshme me kthjellime. Vranësirat do të pasohen me […]

Shtator 21, 2024 - 09:15
 0
Vranësira dhe reshje shiu në mesditë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievt malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobta shiu në orët e mesditës dhe pasdites në lindje dhe në jug të vendit. Hera-herës në male do të kemi shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi 4-11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Mjegull prezente në orët e para të mëngjesit, kryesisht në zonat luginore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.