Aksident i trefishtë pranë Elbasanit, përfundojnë në spital katër persona

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës. Burime nga vendngjarja bënë me dije se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme. Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat, një Toyota dhe një Volkswagen me drejtues shtetasi një shtetas turk. Nuk janë […]

Shtator 21, 2024 - 09:30
 0
Aksident i trefishtë pranë Elbasanit, përfundojnë në spital katër persona

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme. Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat, një Toyota dhe një Volkswagen me drejtues shtetasi një shtetas turk. Nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në Spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore.

Burime spitalore bënë me dije se të katër personat mes të cilëve edhe një shtetas turk gjatë këtij aksidenti kanë pësuar dëmtime të lehta dhe pa pasoja serioze për jetën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.