Tentoi të arratisej, por…/ Arrestohet për shpërndarje droge 21-vjeçari shqiptar në Itali

Itali- Karabinierët e stacionit Marsciano, në Peruxhia të Italisë, njoftuan se arrestuan një 21-vjeçar shqiptar, pa leje qëndrimi, për posedim me qëllim shpërndarje droge. Sapo pa karabinierët, i riu ka tentuar të arratiset me makinën e tij në zonën e Marsciano, por kur efektivët e rrethuan, është ndaluar dhe i është nënshtruar kontrollit personal dhe […]

Shtator 21, 2024 - 10:35
 0
Tentoi të arratisej, por…/ Arrestohet për shpërndarje droge 21-vjeçari shqiptar në Itali

Itali- Karabinierët e stacionit Marsciano, në Peruxhia të Italisë, njoftuan se arrestuan një 21-vjeçar shqiptar, pa leje qëndrimi, për posedim me qëllim shpërndarje droge.

Sapo pa karabinierët, i riu ka tentuar të arratiset me makinën e tij në zonën e Marsciano, por kur efektivët e rrethuan, është ndaluar dhe i është nënshtruar kontrollit personal dhe të automjetit.

Me vete iu gjetën 46 doza me kokainë, të paketuara në formë veze dhe me një peshë totale 35 gramë. Droga u gjet e fshehur brenda një çante të vogël, të vendosur nën sediljen e shoferit, shkruan “PerugiaToday”.

Në përfundim të hetimeve, 21-vjeçari u shpall i arrestuar (emri i tij nuk u publikua në media) dhe pas verifikimit u urdhërua nga Gjykata e Spoleto (rajoni i Umbrias) edhe dëbimi i menjëhershëm nga territori.

I dyshuari konfirmohet se u riatdhesua më pas me një fluturim për në Shqipëri, kurse droga u sekuestrua.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.