“Lahet një herë në muaj”, gruaja kërkon të divorcohet nga bashkëshorti 40 ditë pas martesës

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Agra, Uttar Pradesh në Indi. Një grua ka kërkuar divorc nga burri i saj 40 ditë

Shtator 21, 2024 - 11:10
 0
“Lahet një herë në muaj”, gruaja kërkon të divorcohet nga bashkëshorti 40 ditë pas martesës

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Agra, Uttar Pradesh në Indi.

Një grua ka kërkuar divorc nga burri i saj 40 ditë pas martesës, pasi pretendon se ai nuk lahet përdit.

Ajo thotë se bashkëshorti lahet vetëm një ose dy herë në muaj.

Gruaja iu drejtua qendrës së këshillimit familjar në Agra, dhe tha se e ka të pamundur të jetojë me dije që nuk kujdeset për higjienën.

Kur u pyet nga zyrtarët, burri zbuloi se ai zakonisht lahet vetëm një ose dy herë në muaj dhe përdor Gangajal (ujë nga lumi Ganga) një herë në javë për pastrim.

Sipas një këshilltari në qendrën familjare, çifti filloi të kishte debate intensive menjëherë pas martesës së tyre, duke e bërë gruan të kthehej në shtëpinë e prindërve të saj.

Pas kësaj, gruaja paraqiti kërkesën për divorc, raportoi IndiaToday./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.