I dënuar për trafik droge, sekuestrohen apartamentet e të arrestuarit në Austri

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E.B., i dënuar më parë për trafikim narkotikësh. Procedimi është hapur pas dyshimeve se E.B. dhe persona të lidhur me të kanë në pronësi pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Pas verifikimeve të detajuara të veprimeve ekonomike […]

Shtator 21, 2024 - 12:00
 0
I dënuar për trafik droge, sekuestrohen apartamentet e të arrestuarit në Austri

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E.B., i dënuar më parë për trafikim narkotikësh.

Procedimi është hapur pas dyshimeve se E.B. dhe persona të lidhur me të kanë në pronësi pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Pas verifikimeve të detajuara të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit, është konstatuar se pasuritë në zotërim nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e tyre.

Shtetasi E.B. është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe aktualisht është i arrestuar nga autoritetet austriake për përfshirje në aktivitete të paligjshme të ngjashme.

Në përputhje me ligjin, Prokuroria ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e dy pasurive të paluajtshme, të cilat përfshijnë:

Një apartament me sipërfaqe 138.3 m²
Një apartament me sipërfaqe 50 m²

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.