Izraeli sfidon urdhër-arrestin kundër kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes: Nuk ka baza ligjore

Izraeli kundërshtoi zyrtarisht juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe kërkesat e prokurorit të saj për urdhër-arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e

Shtator 21, 2024 - 12:00
 0
Izraeli sfidon urdhër-arrestin kundër kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes: Nuk ka baza ligjore

Izraeli kundërshtoi zyrtarisht juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe kërkesat e prokurorit të saj për urdhër-arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes, Yoav Gallant.

Izraeli argumenton se gjykata nuk ka juridiksion në rastin e luftës Izrael-Hamas, tha të premten zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Izraelit, Oren Marmorstein.

Izraeli po kundërshton gjithashtu kërkesën e prokurorit për urdhër-arresti kundër Netanyahut dhe Gallantit, duke e quajtur atë një shkelje të gabuar të statutit të Gjykatës dhe parimit të komplementaritetit dhe duke argumentuar se gjykata nuk i dha Izraelit mundësinë për të ushtruar të drejtën e tij për të hetuar në vetvete pretendimet e ngritura nga Prokurori, përpara procedimit.

“Asnjë demokraci tjetër me një sistem ligjor të pavarur dhe të respektuar si ai që ekziston në Izrael nuk është trajtuar në këtë mënyrë paragjykuese nga prokurori,” shkroi Mamorstein në një deklaratë në X. 

Në maj, kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, lëshoi urdhër-arrest për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe Netanyahun me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit në Izrael dhe luftën pasuese në Gaza./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.