Policët e korruptuar në Gjykatë, efektivët e Rrugores akuzohen për abuzime me gjobat

TIRANË- 21 efektivët e Njësisë për Sigurinë e Autostradave kanë dalë përpara Gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë. Ishte

Shtator 21, 2024 - 13:15
 0
Policët e korruptuar në Gjykatë, efektivët e Rrugores akuzohen për abuzime me gjobat

TIRANË- 21 efektivët e Njësisë për Sigurinë e Autostradave kanë dalë përpara Gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë.

Ishte Agjencia e Mbikqyrjes Policise e cila arrestoi efektivët për shkak se kishin ngritur një skemë të mirëfilltë vjedhjeje duke përvetësuar gjobat e vendosura në rrugën e Kombit.

Ndërkohë një tjetër efektiv është ende në kërkim nga policia. Shkalla e Parë dha masat e sigurisë 6 në arrest me burg, 4 arrest shtëpie dhe 12 detyrim paraqitje.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbal dhe në sistem, shumë parash që efektivët e kishin futur në xhep dhe nuk e kishin arkëtuar.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjitha për shtetas të huaj, por pjesa më e madhe nga Kosova.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë gjithë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Dyshohet se numri  igjobave të vendosura për shkelësit e qarkullimit rrugor janë të shumta, gjoba që në fakt pasi janë vendosur nuk janë dorëzuar për arkën e financës, por janë ndarë mes policëve me njëri tjetrin.

Kjo Agjenci ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale, ndërsa po verifikohet shuma që besohet se është përfituar nga kjo skemë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.