Sacchi: Milani ka një problem të madh

“Inter-i është shumë lart, Milan-i në krizë të madhe. Por derbi mbetet një mister”. Ish-trajneri Arrigo Sacchi ka analizuar derbin e Milanos për

Shtator 21, 2024 - 16:45
 0
Sacchi: Milani ka një problem të madh

“Inter-i është shumë lart, Milan-i në krizë të madhe. Por derbi mbetet një mister”.

Ish-trajneri Arrigo Sacchi ka analizuar derbin e Milanos për Gazzetta dello Sport.

“Besoj se Simone Inzaghi po bën një punë të madhe. Inter-i ka luajtur si i barabartë me një skuadër që dominon prej vitesh në Premier. E vërteta është se Inzaghi ka realizuar detyrën më të vështirë, transformimi i një grupi me lojtarë të mirë në një skuadër të vërtetë.

“E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Milan-in. E kam parë kundër Liverpool-it dhe ka qenë e dhimbshme. Kuqezinjve u mungon gjithçka në këtë moment dhe nuk është e lehtë të gjejë atë që mungon në pak ditë.

“Është e vërtetë se Fonseca është në sezonin e tij të parë, është e vërtetë se i duhet dhënë kohë, por është po aq e vërtetë se, për atë që kemi parë deri tani, Milan-i nuk është një skuadër”, ka thënë Sacchi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.