Balotelli kërkon rikthimin në Serie A: I kam refuzuar ofertat e tjera

Futbollisti italian, Mario Balotelli, është pa ekip pas largimit nga Adanaja turke, ndaj po mendon të rikthehet në Apenine. Balotelli shënoi shtatë gola

Shtator 21, 2024 - 17:10
 0
Balotelli kërkon rikthimin në Serie A: I kam refuzuar ofertat e tjera

Futbollisti italian, Mario Balotelli, është pa ekip pas largimit nga Adanaja turke, ndaj po mendon të rikthehet në Apenine.

Balotelli shënoi shtatë gola në 16 ndeshje për Adana.

“Dua të kthehem në Serie A, prandaj jam ende në shtëpi. Kam marrë oferta nga jashtë, por i kam refuzuar të gjitha me shpresën se do të kthehem në Serie A. Nuk ka ekipe ku nuk do të përshtatesha. Më duhet vetëm të mendoj se cilat prej tyre mund të mos më përshtaten”, tha Balotelli në një intervistë për DAZN.

Në karrierën e tij, Balotelli ka luajtur për Interin dhe Milanin, të cilët do të takohen nesër në derbin e Serisë A. Sulmuesi sapo ka komentuar derbin e ardhshëm të qytetit, me një referencë të veçantë për Alvaro Morata.

“Morata erdhi në një realitet që nuk është aq i thjeshtë sa ai i Milanit, por nuk shoh asgjë të keqe tek ai – ai është i fortë dhe lojtarë si ai mund të përshtaten kudo”, tha Balotelli.

Në karrierën e tij, sulmuesi ka luajtur edhe për Lumecane, Manchester City, Liverpool, Nice, Marseille, Brescia, Monza dhe Sion zvicerane.

“Kam kaluar momente ku jam ndjerë i vetmuar dhe i demotivuar. Megjithatë, në ato momente më ka ndihmuar të qenit pranë familjes. Kam bërë një rrugëtim psikologjik që më ka ndihmuar shumë dhe kam ndryshuar shumë. Tani jam më i vetëdijshëm për veten time dhe kjo është pse di të kontrolloj veten, gjë që nuk e bëja dot më parë. Kam kaluar kohë të vështira dhe fajin e kam që nuk e kam mbaruar më herët procesin psikologjik”, tha “Super Mario”. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.