19 të vrarë nga bombardim izraelit i një shkolle në Gaza, mes tyre 13 fëmijë

Mbrojtja Civile në Gaza njoftoi të shtunën se një bombardim izraelit i një shkolle që priste persona të zhvendosur në qytetin e Gazës

Shtator 21, 2024 - 17:25
 0
19 të vrarë nga bombardim izraelit i një shkolle në Gaza, mes tyre 13 fëmijë

Mbrojtja Civile në Gaza njoftoi të shtunën se një bombardim izraelit i një shkolle që priste persona të zhvendosur në qytetin e Gazës vrau të paktën 19 persona.

Viktimat janë 13 fëmijë dhe gjashtë gra, njëra prej të cilave ishte shtatzënë, shpjegoi përfaqësuesi për shtyp i Mbrojtjes Civile, Mahmud Basal.

Më shumë se 30 persona, duke përfshirë nëntë fëmijë u plagosën nga bombardimi i shkollës Al-Zaytoun, në qytetin e Gazës, shtoi ai, duke nënvizuar se kishte mijëra njerëz të zhvendosur nga lufta midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Nga ana e tyre, forcat izraelite raportojnë se objektivi i tyre ishin luftëtarët e Hamasit, të cilët ishin fshehur aty.

Ushtria izraelite shtoi se kishte marrë masa për të zbutur rrezikun e viktimave civile, veçanërisht përmes përdorimit të armëve me precizion të lartë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.