“Kërkoni falje për mëkatet tuaja, ose…”, Polonia kërcënon Ukrainën, tronditje në Kiev

E shkuara duket se nuk harrohet kurrë. Ose të paktën kështu ndodh në marrëdhëniet mes disa vendeve. Në këtë rast dy vendet janë Ukraina dhe Polonia. Këto ditë nga Varshava i është dhënë një ultimatum tronditës Kievit. Polonia kërkon që Ukraina të kërkojë falje për mëkatet e kryera në të kaluarën dhe këtu përfshihen masakrat […]

Shtator 21, 2024 - 20:15
 0
“Kërkoni falje për mëkatet tuaja, ose…”, Polonia kërcënon Ukrainën, tronditje në Kiev

E shkuara duket se nuk harrohet kurrë. Ose të paktën kështu ndodh në marrëdhëniet mes disa vendeve. Në këtë rast dy vendet janë Ukraina dhe Polonia. Këto ditë nga Varshava i është dhënë një ultimatum tronditës Kievit.

Polonia kërkon që Ukraina të kërkojë falje për mëkatet e kryera në të kaluarën dhe këtu përfshihen masakrat që kulmuan në verën e vitit 1943, por që zgjatën deri në vitin 1945, ku u vranë rreth 100,000 polakë, ose përndryshe do të pengojnë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Në Kiev janë shokuar nga kjo kërkesë pasi Polonia ka qenë një aleate besnike e Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në shkurt 2022, por tani po shndërrohet në një kërcënim për ëndrrën europiane.

Mesazhi i Varshavës është përcjellë në Kiev nga ministri i Jashtëm polak Radoslav Sikorski, i cili u ndal për një vizitë treditore në Ukrainë. Në bisedën e tij me homologun Andriy Sibih, shefi i diplomacisë polake ka ngritur temën e masakrës së Volynit, duke kërkuar një ndjesë nga Kievi.

Bisedimet me tone më të larta Sikorski duket se i pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas një burimi të afërt me qeverinë polake që e zbuloi këtë për TVP World.

Pas takimit, Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë postoi në X duke thënë se ata diskutuan përveç situatës në front edhe për “çështjen e zhvarrosjes së viktimave të masakrës së Volhynia dhe rivarrimit të tyre”.

Masakra e Volhynia ishte një akt gjenocidi nga nacionalistët ukrainas gjatë Luftës së Dytë Botërore mbi banorët polakë të rajonit që tani ndodhet në Ukrainën perëndimore.

Çështja mbetet një mollë sherri midis Varshavës dhe Kievit, pasi Ukraina refuzon të lejojë zhvarrosjen e viktimave ndërsa përdor nxitësit dhe autorët e saj si ikona kombëtare që synojnë të frymëzojnë ushtarët e saj në luftën kundër pushtuesve rusë.

Burimi polak i tha TVP World se Sikorski u përpoq të bindte Zelenskyn që të pajtohej me “zhvarrosjen e viktimave dhe varrimin e duhur të tyre, për të hequr problemin nga rruga dhe për të mos u kthyer në një çështje problematike me polakët”.

“Kjo kërkesë nuk u pranua nga pala ukrainase, e cila nga ana e saj lëshoi ​​një listë të kërkesave që priste që Polonia të përmbushte”, tha burimi për TVP World.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.