Barazim pa gola në derbi, Tirana dhe Partizani ndajnë një pikë
Ishte padyshim një përballje e zjarrtë, ashtu siç pritej, por fitues nuk pati. Partizani e Tirana e kanë mbyllur në barazimin “e bardhë”,
Ishte padyshim një përballje e zjarrtë, ashtu siç pritej, por fitues nuk pati.
Partizani e Tirana e kanë mbyllur në barazimin “e bardhë”, pa gola, supersfidën e javës së gjashtës të Abissnet Superiore, ama dhuruan jo pak “shoë” e lojë të bukur, për 12 mijë tifozët e pranishëm në arenën e “Air Albania”.
Të shumta ishin rastet nga të dyja skuadrat për të gjetur golin në këtë sfidë, por më kot, pasi “gardianët” e të dyja skuadrave, Pano Qirko (Partizani) e Gentian Selmani (Tirana) ishin në super formë, duke mbajtur të paprekura rrjetat e skuadrave të tyre.
Falë këtij rezultati, Partizani ngjitet në kuotën e 9 pikëve, dhe pozicionohet në vendin e tretë, ndërsa Tirana siguron barazimin e gjashtë, në gjashtë javët e para të kampionatit.
What's Your Reaction?