EMRAT/ Atentat dy shqiptarëve në Itali, breshëri plumbash mbi “Audin” që udhëtonin, autorët e maskuar i zunë pritë

Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë pasi persona të maskuar i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri

Shtator 22, 2024 - 09:10
 0
EMRAT/ Atentat dy shqiptarëve në Itali, breshëri plumbash mbi “Audin” që udhëtonin, autorët e maskuar i zunë pritë

Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë pasi persona të maskuar i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Sipas medieve italiane, dy shqiptarët po udhëtonin me makinë kur një mjet tjetër u preu rrugën.

Më pas u afrua një motoçikletë dhe dy burra me fytyrë të mbuluar zbritën, i thyen xhamin e përparë të makinës dhe i qëlluan.

Bëhet fjalë për Indrit Lleshaj, 44 vjeç, banues në Paderno Dugnano, dhe Artan Lazar, 42 vjeç, banues në Cormano, të dy të njohur për policinë.

Ata janë qëlluar disa herë me armë zjarri në gjoks dhe në qafë, dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, 21 shtator, në Turate, në via Como.

Dy shqiptarët e plagosur udhëtonin me një makinë tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga një makinë tjetër e paidentifikuar.

Menjëherë më pas mbërriti një motoçikletë me dy personat të cilët dyshohet se janë dhe autorët e të shtënave. Njëri prej shqiptarëve është në rrezik për jetën.

Policia italiane po kryen hetime për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motivet e mundshme të ngjarjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.