Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim për 22 efektivët e Policisë Rrugore

Gjykata e Kukësit ka rikonfirmuar masat paraprake të sigurisë për 22 efektivët e policisë Rrugore, për të cilët u faktua se ishin përfshirë në një skemë vjedhjeje të pagesave të gjobave të drejtuesve të automjeteve, kryesisht shqiptarëve të Kosovës. Gjykata e Kukësit vendosi të mos ndryshojë asnjë nga masat e dhëna më herët. Në seancën […]

Shtator 22, 2024 - 09:35
 0
Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim për 22 efektivët e Policisë Rrugore

Gjykata e Kukësit ka rikonfirmuar masat paraprake të sigurisë për 22 efektivët e policisë Rrugore, për të cilët u faktua se ishin përfshirë në një skemë vjedhjeje të pagesave të gjobave të drejtuesve të automjeteve, kryesisht shqiptarëve të Kosovës.

Gjykata e Kukësit vendosi të mos ndryshojë asnjë nga masat e dhëna më herët.

Në seancën që zgjati 9 orë, të akuzuarit u njohën me provat që organi i akuzës kishte ndaj tyre, ndërsa mbrojtja e secilit dha argumentet për veprimet dhe mosveprimet e tyre para gjyqtares Suada Kurti.

Mësohet se gjatë seancës ka pasur kundërshti të të akuzuarve për akuzat e ngritura, çka ka bërë që seanca të zgjasë për disa orë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.