Sulm me armë në Alabama, të paktën katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në Birmingham, Alabama. “Breshëri të shtënash u qëlluan mbi një grup njerëzish në zonën “Five Points South”, të qytetit”, deklaroi policia në vend. Oficerët gjetën trupat e dy burrave dhe një gruaje në vendin e ngjarjes […]

Shtator 22, 2024 - 10:15
 0
Sulm me armë në Alabama, të paktën katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në Birmingham, Alabama.

“Breshëri të shtënash u qëlluan mbi një grup njerëzish në zonën “Five Points South”, të qytetit”, deklaroi policia në vend.

Oficerët gjetën trupat e dy burrave dhe një gruaje në vendin e ngjarjes dhe një person i katërt nuk u mbijetoi dot plagëve edhe pse ishte transportuar në spital.

Detektivët po hetojnë nëse personat e armatosur iu afruan viktimave apo kaluan me makinë, shtoi policia. Deri më tani, për ngjarjen nuk ka të arrestuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.