Të shtëna me armë në Alabama, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

SHBA– Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Birmingham, Alabama. Sipas policisë së qytetit, ngjarja

Shtator 22, 2024 - 10:25
 0
Të shtëna me armë në Alabama, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

SHBA– Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Birmingham, Alabama.

Sipas policisë së qytetit, ngjarja e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pak pas orës 23:00 (me orën lokale).

Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën dy burra dhe një grua të shtrirë në tokë të cilët u shpallën të vdekur menjëherë.

Një person tjetër ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Policia beson se disa sulmues kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash, por nuk është bërë asnjë arrestim.

Shkaku i sulmit nuk dihet ende./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.