Tragjedi në Napoli, shembet ndërtesa 2-katëshe! Vdesin motër e vëlla, nëna dhe gjyshja e të miturve nën rrënoja

ITALI – Tragjedi në Saviano, në provincën e Napolit. Një ndërtesë dykatëshe u shemb rreth orës 07:00 të mëngjesit, në Via Tappia 5,

Shtator 22, 2024 - 11:15
 0
Tragjedi në Napoli, shembet ndërtesa 2-katëshe! Vdesin motër e vëlla, nëna dhe gjyshja e të miturve nën rrënoja

ITALI – Tragjedi në Saviano, në provincën e Napolit. Një ndërtesë dykatëshe u shemb rreth orës 07:00 të mëngjesit, në Via Tappia 5, pas një shpërthimi gazi.

Një familje prej gjashtë personash përfundoi nën rrënoja.

Sipas medieve italiane, një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar kanë vdekur, ndërsa babai dhe djali tjetër 2-vjeçar janë nxjerrë të gjallë.

Ndërsa bashkëshortja dhe nëna e burrit të shpëtuar vijojnë të jenë ende nën rrënoja.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, karabinierët, policia dhe vullnetarë që vazhdojnë të gërmojnë.

Sipas informacioneve fillestare, shpërthimi i gazit LPG ka ndodhur në katin e dytë, ku banonte gjyshja, ndërsa nëna, babai dhe tre fëmijët ndodheshin në katin e parë.

Djali 2-vjeçar i nxjerrë i gjallë nga rrënojat u transportua në spitalin Santobono në Napoli, ndërsa babai i tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, ndodhet në Cardarelli./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.