Trump refuzon ftesën për debatin e dytë presidencial nga CNN: Është shumë vonë, votimi tashmë ka filluar

Ish-Presidenti amerikan dhe kandidati republikan, Donald Trump, ka refuzuar ftesën për debatin e dytë televiziv presidencial. Refuzimi erdhi pas rivalja e tij demokrate, Kamala Harris, pranoi ftesën nga CNN për debatin e dytë presidencial më 23 Tetor. Por Trump e ka refuzuar duke thënë se është “shumë vonë” pasi votimi tashmë ka filluar. Refuzimit të […]

Shtator 22, 2024 - 12:45
 0
Trump refuzon ftesën për debatin e dytë presidencial nga CNN: Është shumë vonë, votimi tashmë ka filluar

Ish-Presidenti amerikan dhe kandidati republikan, Donald Trump, ka refuzuar ftesën për debatin e dytë televiziv presidencial.

Refuzimi erdhi pas rivalja e tij demokrate, Kamala Harris, pranoi ftesën nga CNN për debatin e dytë presidencial më 23 Tetor.

Por Trump e ka refuzuar duke thënë se është “shumë vonë” pasi votimi tashmë ka filluar.

Refuzimit të tij ju përgjigj ekipi i fushatës së Kamala Harris, duke u shprehur se meqënëse Trump pretendon fitoren në debatin e parë televiziv, ai duhet ta pranojë sfidën për debatin e dytë.

“Do të ishte e paprecedentë në historinë moderne që të kishte vetëm një debat të përgjithshëm zgjedhor”, tha drejtuesja e fushatës elektorale të Kamala Harris.

Pas debatit të parë televiziv më 10 Shtator, Donald Trump tha se nuk do të kishte debate të mëtejshme për këto zgjedhje.

CNN e ka bërë tashmë ftesën, që është pranuar vetëm nga Harris. Rrjeti televiziv amerikan tha se debati i dytë, nëse do të zhvillohet, do të jetë i të njëjtit format si ai mes Trump dhe Biden në muajin Qershor.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.