Shembet ndërtesa në Itali, humbin jetën motër e vëlla

Një rrjedhje e gazit natyror ka shkaktuar një shpërthim gjatë natës, me pasojë shembjen e një ndërtese dykatëshe në Itali. Bilanci nga kjo ngjarje tragjike është dy të shpëtuar dhe dy viktima. Babai që banonte në katin e parë të pallatit dhe një nga fëmijët e tij dy vjeç janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. […]

Shtator 22, 2024 - 14:00
 0
Shembet ndërtesa në Itali, humbin jetën motër e vëlla

Një rrjedhje e gazit natyror ka shkaktuar një shpërthim gjatë natës, me pasojë shembjen e një ndërtese dykatëshe në Itali.

Bilanci nga kjo ngjarje tragjike është dy të shpëtuar dhe dy viktima. Babai që banonte në katin e parë të pallatit dhe një nga fëmijët e tij dy vjeç janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Gjendja e babait është e rëndë ndërsa i mituri ka marrë një plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, zjarrfikësit gjetën të pajetë motrën dhe vëllain tjetër të moshave përkatësisht 6 dhe 4 vjeç. Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar nënën e tyre dhe një të moshuar që ndodheshin në katin e dytë, ku mësohet se ka ndodhur edhe rrjedhja e gazit që shkaktoi tragjedinë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.