Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit. Një këmbësor 81-vjeçar me inicialet L. Ç. është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku nuk i mbijetoi […]

Shtator 22, 2024 - 14:10
 0
Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit.

Një këmbësor 81-vjeçar me inicialet L. Ç. është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku nuk i mbijetoi dot plagëve të marra ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

Drejtuesi i automjetit, M. J., 47 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.