I nxehti dhe mungesa e ujit për vaditje ka ulur me 75% prodhimin e fasules në Devoll

Sasia e prodhuar e fasules në Devoll është ulur me 75% si pasojë e të nxehtit dhe thatësirës. Fermerët e fshatit Tren që janë marrë tradicionalisht me kultivimin e fasules këtë vit po marrin vetëm çerekun e prodhimit ndërsa tregojnë se kjo ndikon edhe në çmimin e shitjes. Shkak sipas tyre mbeten ndryshimet klimatike pasi […]

Shtator 22, 2024 - 14:10
 0
I nxehti dhe mungesa e ujit për vaditje ka ulur me 75% prodhimin e fasules në Devoll

Sasia e prodhuar e fasules në Devoll është ulur me 75% si pasojë e të nxehtit dhe thatësirës.

Fermerët e fshatit Tren që janë marrë tradicionalisht me kultivimin e fasules këtë vit po marrin vetëm çerekun e prodhimit ndërsa tregojnë se kjo ndikon edhe në çmimin e shitjes.

Shkak sipas tyre mbeten ndryshimet klimatike pasi temperaturat janë rritur disa gradë ndërsa resurset ujore janë më të pakta.

Ulja e prodhimit sipas fermerëve ndikon në rritjen e kostos çka reflektohet edhe në çmim

Vitin e kaluar një kg fasule e prodhuar në vend arriti deri në 600 lekë dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë përsëri pasi fermerët thonë se e kanë të pamundur të prodhojnë me kosto më të ulët.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.