Scholz në provën e “zjarrit”, zjedhjet në Brandenburgu mund të vendosin fatin e tij politik

Bradenburgu në Gjermani po mban zgjedhjet këtë të dielë, vetëm tri javë pas një rritjeje të partisë së ekstremit të djathtë në dy

Shtator 22, 2024 - 15:00
 0
Scholz në provën e “zjarrit”, zjedhjet në Brandenburgu mund të vendosin fatin e tij politik

Bradenburgu në Gjermani po mban zgjedhjet këtë të dielë, vetëm tri javë pas një rritjeje të partisë së ekstremit të djathtë në dy shtete të tjera në pjesën lindore të vendit.

Rreth 2.1 milion njerëz janë të regjistruar për t’ju drejtuar kutive të votimit  për një parlament të ri  në shtetin  që përfshin kryeqytetin gjerman, Berlinin.

Këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme  dhe po vëzhgohen me kujdes pasi janë vendimtare për drejtimin politik të vendit.

Sondazhet  e fundit tregojnë se Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) është në garë të ngushtë me Social Demokratët, partinë që ka qeverisur Brandenburgun pandërprerë që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Social Demokratët, partia më e madhe në qeverinë e kancelarit Olaf Scholz, shpresojnë të mbajnë kontrollin mbi bastionin e tyre përballë rritjes së mbështetjes për partitë të ekstremit të djathtë dhe të majtë.

Nëse Social Demokratët humbin në Brandenburg, kjo do të shihej si një shenjë e keqe për Scholzin  vetem një vit para zgjedhjeve federale që do të mbahen më 28 shtator 2025.

Kancelari  gjerman  jeton në Potsdam, kryeqytetin e Brandenburgut, dhe vëzhguesit politikë besojnë se e ardhmja e kancelarit do të varet nga rezultatet e votës  se kësaj të diele.

Fati i guvernatorit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, gjithashtu është në rrezik. Ai e shpalli qëllim të tij që Social Demokratët ta mposhtin Alternativën për Gjermaninë dhe paralajmëroi se do të dorëhiqet në rast humbjeje./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.