Në Kuçovë hapen varret pa shërbime mortore, pas denoncimit nga qytetarët nisin hetimet
Një ngjarje e paprecedentë po ndodh ditët e fundit në varrezat publike të qytetit të Kuçovës. Punonjësit e shërbimit funeral Piemvis, po hapin çdo ditë gropa varresh, pas pasur asnjë konfirmim për shtetas që kanë ndërruar jetë. Deri më tani janë hapur 8 gropa varresh dhe siç edhe duket nga pamjet filmike, janë bërë matjet […]
Një ngjarje e paprecedentë po ndodh ditët e fundit në varrezat publike të qytetit të Kuçovës. Punonjësit e shërbimit funeral Piemvis, po hapin çdo ditë gropa varresh, pas pasur asnjë konfirmim për shtetas që kanë ndërruar jetë. Deri më tani janë hapur 8 gropa varresh dhe siç edhe duket nga pamjet filmike, janë bërë matjet dhe është rrethuar vendi me spango për hapjen e 3 gropave të tjera. Në lidhje me këtë skandal ka qenë shtetasi Arben Polisi, ai që ka kallëzuar në polici rastin. Sipas tij, është “turp i madh” që të hapen gropa masive pa vdekur askush,në mënyrë që më pas të bësh pazare për vendin-siç shprehet ai.
Polisi deklaron se gropat hapen vetëm me lejen e bashkisë dhe nga punonjësit e bashkisë, pas njoftimit që ju dërgohet nga shërbimet funerale për raste vdekjesh dhe jo nga punëtorët e shërbimeve funerale. Ai deklaron se pasi u ka dërguar në bashki fotot për çka po ngjet në varrezat publike të qytetit të Kuçovës dhe s’ka marrë asnjë përgjigje ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim.
Edhe punëtor të tjerë të varrezave pohojnë se hapja e gropave pa pasur asnjë “mort” është e turpshme.
Të kontaktuar nga mediat burimet zyrtare të policisë kanë konfirmuar se pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Arben Polisi, shërbimet e policisë kanë regjistruar kallzimin, kanë parë gjendjen në vend dhe po kryejnë veprimet proçeduriale në lidhje me rastin e denoncuar.
Ligji 9220,i datës 15.04.2004,pika 7 për “shërbimin funeral”,e përcakton qartë se shërbimet funerale kryen me lejen e bashkisë dhe nga punonjësit e bashkisë.
Përpos këtij fenomeni të shëmtuar me të cilin u përballëm në varrezat publike të qytetit të Kuçovës, problematika si tejmbushja e varrezave me plehra në çdo cep dhe shembja e murit rrethues të varrezave janë fokusuar në objektivin e kamerës sonë.
/a.r
What's Your Reaction?