Kriza politike në Francë disa muaj pas zgjedhjeve shpallet qeveria, ja emrat

Pas 2 muaj e gjysmë krize politike, që kur zgjedhjet e parakohshme prodhuan një Parlament të përçarë, Parisi shpalli qeverinë e re. Kryeministrit Michel Barnier, ka krijuar një kabinet metë cilët shpreson të vendosë një balancë mes të djathtëve dhe centristeve, duke siguruar kështu mbështetje ndërpartiake në parlamentin e fragmentarizuar. Me pak pesha të rënda […]

Shtator 22, 2024 - 16:55
 0
Kriza politike në Francë disa muaj pas zgjedhjeve shpallet qeveria, ja emrat

Pas 2 muaj e gjysmë krize politike, që kur zgjedhjet e parakohshme prodhuan një Parlament të përçarë, Parisi shpalli qeverinë e re.

Kryeministrit Michel Barnier, ka krijuar një kabinet metë cilët shpreson të vendosë një balancë mes të djathtëve dhe centristeve, duke siguruar kështu mbështetje ndërpartiake në parlamentin e fragmentarizuar.

Me pak pesha të rënda të politikës, ekipi i tij përfshin një prej lider të Partisë Konservatore të ish presidentit Nikolas Sakorzi, Bruno Retailleau, i cili arriti të negocionte postin e lakmuar të Ministrit të Brendshëm, si kusht për mbështetje në Parlament.

E megjithatë në një tregues të brishtësisë qeveritare, ministria prestigjoze e Financave ju dha 33 vjeçarit pak të njohur Antoine Armand nga partia e Macron, pasi u refuzua nga politikanë më me emër.

Me gjithë emërimin e10 politikanëve nga partia konservatore republikane e Barnier në kabinet, Macron arriti të mbajë një numër ministrash në postet kyçe.

Vetëm një politikan i së majtës iu bashkua kabinetit, i emëruar ministër i Drejtësië. Jean-Noel Barrot, ministri në largim i Europës u bë ministër i Jashtëm, ndërsa Sebastien Lecornu do të vazhdojë të jetë ministër i Mbrojtjes.

Pjesëtarë e Aleancës Frontit i ri Popullor i së majtës kane kërcënuar të mos e mbështesin qeverinë ere. Aleanca fitoi shumicën e vendeve në parlament në zgjedhjet e fundit, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.