Tragjedia që ndodhi në 7 minuta: Bashkë me djalin, vdiqëm edhe ne

Jeta e lumtur e Rolandit dhe Suadës u shenjua nga tragjedia e parë në jetën e tyre. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, ata rrëfyen sesi pas lindjes së Arifit, dëshironin të bëheshin sërish prindër. Mrekullia ndodhi, por në muajin e nëntë fëmija ndërroi jetë në bark duke marrë me vete […]

Shtator 22, 2024 - 17:40
 0
Tragjedia që ndodhi në 7 minuta: Bashkë me djalin, vdiqëm edhe ne

Jeta e lumtur e Rolandit dhe Suadës u shenjua nga tragjedia e parë në jetën e tyre. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, ata rrëfyen sesi pas lindjes së Arifit, dëshironin të bëheshin sërish prindër. Mrekullia ndodhi, por në muajin e nëntë fëmija ndërroi jetë në bark duke marrë me vete edhe shpresat.

Megjithatë, kishin Arifin që u rrit dhe u kthye në djalin që kishin ëndërruar. Ai arriti të shkëlqente në mësime, të merrte diploma dhe ishte drita e vetme e syve të tyre. Një ditë krejt të zakonshme, djali doli nga shtëpia për të takuar shokët, përshëndeti prindërit si zakonisht pa e ditur se nuk do të kthehej më kurrë.

Gjithçka ndodhi në vetëm 7 minuta. Siç tregon Rolandi, i kishte dërguar një mesazh në 10:02 që i biri ia kishte kthyer. Në 10:09, nisi të ndihej keq, sikur i mbahej fryma dhe e mbuluan djersë të ftohta. Mendja i shkoi te djali dhe e telefonoi fshehtas, por në vend që zilja të ndërpritej nga zëri i Arifit, dikush i dha lajmin e kobshëm.

Roland: I bie telefonit të Arifit pa zë, që mos ta dëgjonte Suada dhe i kam rënë nja 10 herë, 12 herë. Zilja shkonte, kush nuk e kapte.

Ardit Gjebrea: Po Suada vetë?

Roland: Suada…unë nuk isha duke folur me Suadën, Suada ishte aty duke parë televizor dhe kur i hedh sytë te Suada unë, Suadës i kishte shkuar goja nga këtu e te veshi. Duke ia fërkuar avash-avash me një dorë, me dorën tjetër i bija prapë telefonit të Arifit. Dikur, ma hapi dikush. Ai më pyeti mua, më tha “kush je ti?” I thashë unë jam babai i të zotit të telefonit. Hajde në Shkodër se të ka bërë djali aksident”, tha. Me thënë të drejtën, bota m’u përmbys, por nuk e mendova më të keqen, thashë do  ketë thyer ndonjë dorë, ndonjë këmbë, nuk më shkoi mendja atje. Atë aksident e paska nxjerrë televizori vetë, shokët e mi në Shkodër e kishin parë dhe ishin të tërë atje te spitali. E marr njërin prej tyre, i them ka bërë Arifi aksident. “Po shkoj unë tani e të marr për 10 minuta, po ti hajde avash-avash” thotë. Ai ishte aty. Ikim për Shkodër, por s’mbaronte kurrë rruga, nuk e di sesa shpejt kam qenë. Suada më kishte kapur dorën e më thoshte “po hë”, s’ecte më makina. Kur shkuam te spitali,  donin të na drejtonin fill te morgu. Suada u këput, i ra të fikët. Çfarë kishim ndërtuar, u shemb. Tani s’kishim më asgjë. Aty kuptuam që ne kemi vdekur me Arifin të tre. Duhej të merresha me Suadën, Suada kapte veten për flokësh, “jeta jonë mbaroi, futmëni në arkivol me Arifin”…u bëra burrë i fortë me zor. E morëm Arifin, e çuam në shtëpi. Shëngjini pa përjashtim, ishte në shtëpinë time, të gjithë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte ndodhur?

Roland: Arifi kishte bërë aksident dhe kishte ndërruar jetë fill në makinë.

Ardit Gjebrea: Ishte në makinë me të tjerë?

Roland: Ishte me një shok të vetin.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte?

Roland: Arifi ka qenë 19 vjeç e 3 muaj, pa 3 ditë. Ajo natë ka qenë… faktikisht babai duhet të rrijë te burrat e të presë njerëz, por unë nuk mundesha, unë kam ndenjur me Arifin aty, vetëm se s’më lanë të futesha në arkivol me Arifin. Deri para 9 muajve ne kishim lutjet e Zotit, Zot, na merr na ço te fëmijët atje se kjo botë ishte pa vlerë, çfarë donim ne këtu?/tvklan.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.