Tragjedia në Napoli, veç fëmijëve të mitur, ndërrojnë jetë gjyshja dhe nëna

Numri i viktimave nga shembja e një pallati, të dielën, pranë Napolit, në jug të Italisë, ka shkuar në katër.  Përveç dy vëllezërve

Shtator 23, 2024 - 08:50
 0
Tragjedia në Napoli, veç fëmijëve të mitur, ndërrojnë jetë gjyshja dhe nëna

Numri i viktimave nga shembja e një pallati, të dielën, pranë Napolit, në jug të Italisë, ka shkuar në katër.  Përveç dy vëllezërve e motrave të vegjël humbën jetën edhe nëna dhe gjyshja e tyre. Shkak mësohet se ka qenë një lloj shpërthimi gazi.

Një pronë dykatëshe në qytetin e Saviano u shemb të dielën në mëngjes, thanë autoritetet.

“Zjarrfikësit gjetën të gjallë një baba dhe një të porsalindur dhe, për fat të keq, trupat e pajetë të dy fëmijëve të tjerë”, njoftoi fillimisht zjarrfikësja përmes X.

Sipas mediave italiane, vogëlushi ishte 4 vjeç, vëllai i tij 6.

Pas kërkimeve prej orësh, zjarrfikësit, me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht, gjetën në rrënojat trupin e një viktimë të tretë, një gruaje, e cila zyrtarisht “ende nuk është identifikuar”, siç theksoi Luca Cari, përfaqësues i zjarrfikëses.

Zëdhënësi theksoi se operacioni i kërkim-shpëtimit është i ndërlikuar.

Sipas mediave italiane, një grua e gjetur e pajetë ishte gjyshja e fëmijëve të vdekur, e cila banonte në katin e dytë të banesës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.