Korrupsioni me ‘Partizanin’, SPAK thërret Sali Berishën: Eja të mërkurën që të firmosësh dosjen me 500 faqe!

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Sali Berishës që të paraqitet ditën e mërkurë në ambientet e saj. SPAK kërkon që ish-kryeministri, i pandehur për korrupsion, të firmosë dosjen me 500 faqe të hetimeve, e cila pritet të kalojë për gjykim. Paralelisht me këtë lajm, vajza e Berishës dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit ka dalë […]

Shtator 23, 2024 - 10:20
 0
Korrupsioni me ‘Partizanin’, SPAK thërret Sali Berishën: Eja të mërkurën që të firmosësh dosjen me 500 faqe!

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Sali Berishës që të paraqitet ditën e mërkurë në ambientet e saj.

SPAK kërkon që ish-kryeministri, i pandehur për korrupsion, të firmosë dosjen me 500 faqe të hetimeve, e cila pritet të kalojë për gjykim.

Paralelisht me këtë lajm, vajza e Berishës dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar SPAK për paqartësi në dosjen voluminoze.

Ndërkohë pritet që të mërkurën, së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve të pandehurit Berisha e Malltezi do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.