Turqi, rrëzohet avioni stërvitor, dy të vdekur

Dy pilotë humbën jetën në Bursa të Turqisë kur një avion stërvitor u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir. Sipas raportimeve të para, avioni, me një burrë 61-vjeçar dhe një 43-vjeçar, po tentonin

Shtator 23, 2024 - 10:45
 0
Turqi, rrëzohet avioni stërvitor, dy të vdekur

Dy pilotë humbën jetën në Bursa të Turqisë kur një avion stërvitor u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir.

Sipas raportimeve të para, avioni, me një burrë 61-vjeçar dhe një 43-vjeçar, po tentonin një ulje emergjente në pistën e aeroportit, kur njëri nga krahët e tij preku trotuarin, duke bërë që avioni të rrëzohej.

Administrata e qytetit të Bursës tha në një deklaratë se “një avion stërvitor që i përkiste një shkolle private fluturimi (Fenix ​​Aviation) u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir në provincën tonë. Të dy pilotët vdiqën në përplasje. Për ngjarjen ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.