Tragjedi emigrantësh në ishullin grek, mbytet varka, tre viktima dhe 25 të zhdukur

Një tjetër tragjedi që ka në fokus emigrantët ilegalë është shënuar në ujërat grekë. Mediat vendase raportojnë për mbytjen e një varke në

Shtator 23, 2024 - 10:55
 0
Tragjedi emigrantësh në ishullin grek, mbytet varka, tre viktima dhe 25 të zhdukur

Një tjetër tragjedi që ka në fokus emigrantët ilegalë është shënuar në ujërat grekë. Mediat vendase raportojnë për mbytjen e një varke në ishullin Samos, ku deri në këto momente, raportohet për tre viktima.

Po ashtu, 25 persona të tjerë janë ende të zhdukur, teksa në bord ndodheshin 33 emigrantë.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë mjete dhe forca të ndryshme, ku përfshihen mjetet e patrullimit.

Në të njëjtën kohë, një helikopter i Forcave Ajrore po ndihmon në kërkimin nga ajri.

Përpjekjet e forcave të shpëtimit janë penguar nga kushtet e pafavorshme të motit zonë. Erërat nga veriperëndimi me fuqi 5-6 po vështirësojnë operacionet./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.