Rusia: Të paktën 31 civilë janë vrarë gjatë pushtimit ukrainas të Kurskut

Të paktën 31 civilë janë vrarë dhe 256 janë plagosur në ofensivën ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë deri më 5 shtator, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse. Ukraina nisi ofensivën

Shtator 23, 2024 - 11:10
 0
Rusia: Të paktën 31 civilë janë vrarë gjatë pushtimit ukrainas të Kurskut

Të paktën 31 civilë janë vrarë dhe 256 janë plagosur në ofensivën ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë deri më 5 shtator, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse.

Ukraina nisi ofensivën e saj më të madhe kundër Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore më 6 gusht, pasi trupat ukrainase kaluan kufirin në rajonin rus perëndimor të Kursk të mbështetur nga një mori mjetesh ajrore pa pilot dhe artileri të rëndë, duke përfshirë armët e prodhimit perëndimor.

Rusia raportoi se 131,000 civilë janë larguar nga zonat më të rrezikshme në rajonin e Kurskut./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.