Tritol banesës në Vaun e Dejës, pronari i shtëpisë: Ishte një person i maskuar

Një sasi tritoli shpërtheu në orët e mbrëmjes së të dielës në banesën e 62-vjeçarit Filip Dodaj në Bushat të Vau Dejës. Një

Shtator 23, 2024 - 12:00
 0
Tritol banesës në Vaun e Dejës, pronari i shtëpisë: Ishte një person i maskuar

Një sasi tritoli shpërtheu në orët e mbrëmjes së të dielës në banesën e 62-vjeçarit Filip Dodaj në Bushat të Vau Dejës. Një person ende i paidentifikuar hodhi lëndën plasëse në oborrin e shtëpisë dhe më pas u largua.

Pronari i banesës ku shpërtheu tritoli Filip Dodaj, thotë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund të jetë autori.

“Ka qenë nje person i maskuar që kreu aktin, nga ajo që ka mundur të shohë në kamerat e sigurisë”, tha ai.

Një nga fqinjët që jeton ngjitur me banesën ku shpërtheu tritoli, Tonin Dodaj tregon se zhurma ishte e fortë dhe se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për bombol gazi.

Pas shpërthimit menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë së Shkodrës dhe nisën menjëherë hetimet.

62-vjeçari Filip Dodaj ka një magazinë peshku ndërsa po ashtu jeton e punon mes Shqipërisë dhe Italisë duke u marrë edhe atje me tregti së bashku me dy djemtë që ndodhen në vendin fqinj.

Një pistë mbetet pronësia për shkak të një konflikti të hershëm, por policia nuk përjashton edhe pista të tjera.

Efektivët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në banesën ku shpërtheu tritoli, por autori që erdhi dhe u largua në këmbë është i maskuar dhe mbetet i vështirë identifikimi i tij për shkak edhe të errësirës në rrugë në momentin kur ndodhi ngjarja./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.