FOTO/ “Mesi i thyer, gjunjë të vrarë dhe Covid”- Udhëtimi në Ibiza kthehet “makth”, çfarë po ndodh me Klea Hutën?

Klea Huta nuk po kalon një periudhë të mirë. Nëse nuk e mbani mend, pak javë më parë ajo postoi për udhëtimin në Ibiza ku tregoi se humbi valixhet dhe pësoi një lëndim gjatë zhytjes, vetëm pak kohë pasi kishte kaluar një infeksion. Por problemet shëndetësore vijojnë të mbeten një shqetësim për moderatoren. Mbrëmjen e […]

Shtator 23, 2024 - 12:35
 0
FOTO/ “Mesi i thyer, gjunjë të vrarë dhe Covid”- Udhëtimi në Ibiza kthehet “makth”, çfarë po ndodh me Klea Hutën?

Klea Huta nuk po kalon një periudhë të mirë.

Nëse nuk e mbani mend, pak javë më parë ajo postoi për udhëtimin në Ibiza ku tregoi se humbi valixhet dhe pësoi një lëndim gjatë zhytjes, vetëm pak kohë pasi kishte kaluar një infeksion.

Por problemet shëndetësore vijojnë të mbeten një shqetësim për moderatoren. Mbrëmjen e kaluar, ajo bëri një postim në ku shfaqet me maskën e aerosolit dhe tregon gjithë kalvarin e shqetësimeve të këtij tremujori të vështirë.

“Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.